Kurti me ministra shkojnë në objektin e Qeverisë, fillon mblidhja e Këshillit të Sigurisë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 08:09
Kurti me ministra shkojnë në objektin e Qeverisë, fillon mblidhja e Këshillit të Sigurisë

Këshilli i Sigurisë ka filluar të mblidhet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Qeveri deri më tani ka arritur, kryeministri, Albin Kurti, zëvendësministri, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Petrit Ajeti, drejtori i AKI-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)