Si do të nxirren tre policët e rrëmbyer? Sveçla: Qeveria është mobilizuar që të punojë edhe me bashkësinë ndërkombëtare

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 10:04
Si do të nxirren tre policët e rrëmbyer? Sveçla: Qeveria është mobilizuar që të punojë edhe me bashkësinë ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të tre policëve të Kosovës dhe se cili është plani i Qeverisë që këta policë të nxirren nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla tha se po punojnë me bashkësinë ndërkombëtare që ti bëhet presion Serbisë për lirimin e policëve.

“Sa i takon lirimit te tyre, Qeveria e Kosoves, është mobilizuar që të punojë edhe me bashkësinë ndërkombëtare që të kemi presionin e nevojshëm ndaj Serbisë që këta tre zyrtare te kthehen në Kosovë sa më parë, të kthehen te familjet e tyre është pune intensive, dhe unë besoj qe shume shpejt edhe do të sjell rezultate”, tha Svecla.

(Kosova Sot Online)