Afera e inceneratorëve/ Berisha akuza Ramës: Përdori Lefter Kokën si hajdut, por t’ja dyfishojnë dënimin pasi…

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 15:46
Afera e inceneratorëve/ Berisha akuza Ramës: Përdori Lefter Kokën si hajdut, por t’ja dyfishojnë dënimin pasi…

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza të forta në drejtim të pasardhësit të tij, Edi Rama sa i takon aferës së inceneratorëve.

Berisha tha kjo është afera më e madhe korruptive në historinë e vendit dhe të shteteve të tjera të rajonit. Mes të tjerash ai tha se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është implikuar nga Rama dhe Ahmetaj, ose ka dashur vetë, ndërsa sipas tij u përdor si hajdut i dobishëm.

“Rama është i lidhur me një nga aferat korruptive, Ballkanit dhe Europës, me aferën e djegësve. Në 2013 u shpenzuan 4 mln euro të taksapaguesve për të ndërtuar strategjinë e mbetjeve urbane. U përcaktuan të gjitha pikat, ndërhyrjet për trajtimin e tyre. Në një akt korruptiv Rama në vend që të zbatonte këtë strategji, shkelmoi atë dhe me urgjencë firmosi kontrata korruptive për inceneratorët. E nisi me Elbasanin, duke firmosur 17 akte administrative në 24 orë, rekord në historinë e këtij vendi, apo të një shteti tjetër. Duhej krijuar ndërmarrja me të cilën Rama Veliaj dhe Ahmetaj do të bëheshin milionerë në mënyrë të rrufeshme. Implikuan këtu ose u implikua vetë, Lefter Koka.

U përdor si hajdut i dobishëm. Pse e them këtë? Se ai nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij. Ai që vuan burgun, dhe tja dyfishojnë që si denoncon. Atij ia mbyllin gojën. Na 23 mln me çelësa në dorë kushtoi 11 mln, të tjerat u futën në xhep nga Rama dhe Ahmetaj e Agaçi. Oreksi vjen duke ngrënë. Vijmë te djegësi i Fierit. Çfarë thotë Faraudin Arapi; depozitimi kushton 12 euro. Në kontratën e Tianës është 11 euro. Arapi thotë; djegia kushton 25 euro. Në kontratën Rama-Veliaj djegia kushton 29 euro. Më keq akoma, prej 5 vitesh qytetarët e Tiranës tarifohen nga Rama dhe Veliaj në kundërshtim flagrant me kontratën, 29 euro për ton. Kanë vjedhur 100 mln euro, ditë për ditë dhe nuk kanë investuar asgjë. Sipas dëshmive, të atyre që kanë qenë pjesë e kësaj sipërmarrjeje; po lahen pare të Bruno Presecit.

Prej 5 vitesh Veliaj iu merr qytetarëve të Tiranës 29 euro për ton gjoja për djegie, në një kohë kur nuk djeg asnjë kg. Parlamentit i ka dalë tymi i djegësve, regjimi i kalbësirës së plehrave që vjedh shqiptarët në këtë mënyrë.”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)