Krasniqi: Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e tre policëve

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 19:00
Krasniqi: Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e tre policëve

Prej komunikimeve me bashkësinë ndërkombëtare ka marrë mesazhe inkurajuese për lirimin e policëve të kidnapuar, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por ai ka thënë se duhet më shumë insistim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Unë jam inkurajuar edhe prej komunikimev që personalisht i kam pasur me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ka pohime inkurajuese që kjo do të ndodhë por insistimi juaj duhet të jetë që kjo të ndodh menjëherë”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë po ashtu se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e këtyre policëve.

Por kërkoi nga Kurti të tregojë më konkretisht se çfarë është duke ndërmarrë Qeveria në këtë aspekt.

“Sot të kemi ftuar që të na informoni që çfarë jeni duke bërë për rikthimin e policëve në shtëpi. Është për keqardhje që nuk po mund ta marrim mbështetjen e aleatëve në këtë kohë të vështirë. Ju e keni si qeveri mbështetjen e plotë për angazhimin e rikthimit të zyrtarëve policorë në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)