Bllokadë në kufi pasi u ndaluan mallrat serbe, 20 kamionë presin në Jarinje

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 09:23
Bllokadë në kufi pasi u ndaluan mallrat serbe, 20 kamionë presin në Jarinje

Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit.

Një vendim i tillë ka shkaktuar “bllokadë” totale në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.

(Kosova Sot Online)