Abazoviq dhe Kurti takohen në Strugë: Mali i Zi i gatshëm të mirëpresë raundin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi

  • S.A /
  • 16 June 2023 - 12:19
Abazoviq dhe Kurti takohen  në Strugë: Mali i Zi i gatshëm të mirëpresë raundin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se është takuar në Strugë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton "Kosova Sot Online".

Abazoviq ka thënë se Mali i Zi si një vend mik i Serbisë dhe Kosovës por edhe i gjithë të tjerëve në rajon, është i gatshëm që të mirëpres raundin e radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me përfshirjen  zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

(Kosova Sot Online )