Kamionë me mallra të destinuara për Kosovë e Serbi bllokohen në Kukës

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 17:05
Kamionë me mallra të destinuara për Kosovë e Serbi bllokohen në Kukës

Në pikën kufitare të Morinës në Kukës, dhjetëra kamionë me prodhime shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi, janë bllokuar qe dy ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkak është bërë vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo kamion me mallra me targa serbe për të hyrë në territor e vendit.

Drejtuesit e kamionëve kanë thënë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

Ata kanë bërë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

(Kosova Sot Online)