Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të kishin punuar nga Hëna

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 12:03
Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri do t’i konsideronim legjitime edhe nëse do të kishin punuar nga Hëna

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka insistuar që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të punojnë nëpër objekte alternative për të shmangur protestat e tensionet, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se kjo ishte kërkesa e vetme e SHBA-së, duke theksuar se legjitimiteti i vendimeve të kryetarëve do të njihej edhe nëse ata do të punonin nga Hëna.

“Legjitimiteti i kryetarëve të komunave nuk do të vihej në dyshim nëse ata do të kishin punuar nga një vend alternativ. Ata mund të kishin punuar nga Hëna dhe ne do t’i konsideronim veprimet e tyre të ligjshme. Në vend të kësaj, ata insistuan të futeshin në zyra me forcë dhe ajo që ndodhi ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme”.
(Kosova Sot Online)