Arrestohet një person, tentoi të fus ilegalisht 21 dele përmes bjeshkëve të Istogut

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 10:36
Arrestohet një person, tentoi të fus ilegalisht 21 dele përmes bjeshkëve të Istogut

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me kafshë në Bjeshkët e Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari në automjetin e tij kishte 21 krerë dele për të cilat nuk kishte pasur dokumentacion përkatës dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara.

“Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara 21 krerë dele për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara. Lidhur me rastin janë njoftuar AVUK dhe dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)