Kurti tregon se po pret lajme për gjendjen e tre policëve, pastaj vendos se a do të udhëtoj në Bruksel

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 12:21
Kurti tregon se po pret lajme për gjendjen e tre policëve, pastaj vendos se a do të udhëtoj në Bruksel

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka thënë se do ta pres vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe, e tash po mbahen në Kralevë, si të paraburgosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të marr vendimin se a do të shkoj në Bruksel në dialog apo jo.

“Kam kërkuar takim për javën që shkoj, më patën thënë se duhet të deeskalohet gjendja, pastaj u kidnapuan tre policët tanë. Eskalimi u shtua dhe vetëm më pas u njoftova për një takimit ë radhës, që sjam i sigurt që është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme. Dua të pres vizitën e ambasadorit Jetish Jasharit, në burg në Kralevë, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve që po mbahen peng, po mbahen rob në serbi si hakmarrje, do ta marr vendimin “, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)