Gruaja që u hodh nga ura e Fshajt, Policia thotë se akoma nuk është gjetur

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 12:36
Gruaja që u hodh nga ura e Fshajt, Policia thotë se akoma nuk është gjetur

Në Gjakovë janë duke vazhduar kërkimet për gruan që ditën e premte është hedhur nga ura e Fshajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se kërkimet për të janë duke vazhduar, por shtoi se deri tani viktima akoma nuk është gjetur.

“Njësitet e kërkim – shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet por deri tani ende nuk është gjetur viktima”, tha ai.

(Kosova Sot Online)