Mërgimtari nga Zvicra zbret në aeroportin “Adem Jashari”, nuk dihet se ku ndodhet

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 09:41
Mërgimtari nga Zvicra zbret në aeroportin “Adem Jashari”, nuk dihet se ku ndodhet

Një person, me vendbanim në Zvicër, ka zbritur me 18 qershor në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore.