Hasani: Nuk mundet Edi Rama me fol në emër të shqiptarëve të Kosovës

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 12:26
Hasani: Nuk mundet Edi Rama me fol në emër të shqiptarëve të Kosovës

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama s’ka të drejtë të flasë për Kosovën, kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Rama ka gabuar rëndë kur propozoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hasani tha se nëse Rama nëse dëshiron që t’i ndihmoj Kosovës, atëherë ai tha që Kosovës t’ia paguaj ekspertët më të mirë për drafitimin e statutit amerikan-evropian.

“Nuk mundet Edi Rama me fol në emër të shqiptarëve të Kosovës. Por nëse pastaj ti kalon në një fazë tjetër ku paraqitesh rrezik për stabilitet rajonal ai ka përgjegjësi sepse është ombrella e sigurisë së NATO-s, vend i NATO-s. Por, Edi Rama ka gabuar rëndë. A po don me i ndihmu Kosovës, po. Atëherë paguaja Kosovës ekspertët më të mirë për drafitimin e statutit amerikan-evropian. Ajo është ndihmë, por jo me e trajtu ti”, ka thënë Hasani.

(Kosova Sot Online)