Abdixhiku e pret Ekrem Hysenin pasi u zgjodh në krye të LDK’së në Podujevë: Llapi po kthehet në bastion të Lidhjes

  • S.A /
  • 22 June 2023 - 12:07
Abdixhiku e pret Ekrem Hysenin pasi u zgjodh në krye të LDK’së në Podujevë: Llapi po kthehet në bastion të Lidhjes

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur në zyrë Ekrem Hysenin, i cili u zgjodh kryetar me mandat 4-vjeçar i degës së kësaj partie në Podujevë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Abdixhiku beson se me Hysenin, LDK në Llap po shkon në rrugën përpara.

“Duke njohur Ekrem Hysenin nga afër, ashtu siç e njeh i gjithë Llapi, duke njohur mirësinë e tij si njeri, profesionalizmin si politikan, e vullnetin për angazhim ekipor, jam plotësisht i bindur për rrugën përpara”, shkruan Abdixhiku.

(Kosova Sot Online )