Pasi e arrestoi për shqiponjën dykrenare Serbia liron Rrahim Musliun

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 22:50
Pasi e arrestoi për shqiponjën dykrenare Serbia liron Rrahim Musliun

Pasi ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani, sot është liruar nga arresti Rrahim Musliu, shtetasi i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ishte arrestuar nga policia serbe pasi që në pjesën e pasme të veturës së tij kishte vendosur simbolin kombëtar të Kosovës, shqiponjën dykrenare.

Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa, Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar sipas Kodit Penal të Serbisë

(Kosova Sot Online)