Lirimi i tre policëve të Kosovës, Begaj: Palët të kthehen në tryezën e dialogut

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 14:16
Lirimi i tre policëve të Kosovës, Begaj: Palët të kthehen në tryezën e dialogut

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lirimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe me 14 qershor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj shtoi se palët duhet të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, shkruan Begaj.

(Kosova Sot Online)