
Kryeministri Kurti takon ish-kryeministrin britanik

Me Tony Blair, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, është takuar sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti atë e ka falënderuar për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.
”Shumë i kënaqur që pata mundësinë të takoj ish-Kryeministrin Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e pushtimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet demokratik me besim. E njoftova edhe për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kurti ka zhvilluar edhe takime të tjera, përfshirë edhe me sekretarn e jashtëm, James Cleverly.
Tema kryesore ka qenë Veriu e Kosovës.
(Kosova Sot Online)