Borell: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 13:44
Borell: Shtetet anëtare po e humbin durimin me situatën në Kosovë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të Unionit janë duke e humbur durimin me situatën në Kosovë, duke thënë se kërkohen veprimet të menjëhershme për të ulur tensionet, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E bëra të qartë dhe ky është edhe pozicionimi i shteteve anëtarë – që palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të një udhërrëfyesi europian që i është propozuar atyre në tavolinë javën e kaluar”, tha Borrell

“Shtetet anëtarë kanë pajtim për këtë urgjencë dhe janë duke e humbur durimin ndaj kësaj situate që po vazhdon dhe kërkohen veprime të menjëhershme”.

(Kosova Sot Online)