Bogdanoviq: “Deklarata e Vidovdanit” akt terrorist dhe kërcënim i hapur, shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 14:43
Bogdanoviq: “Deklarata e Vidovdanit” akt terrorist dhe kërcënim i hapur, shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste

Serbët në Mitrovicë të Veriut sot e prezantuan një deklaratë të ashtuquajtur “Deklarata e Vidovdanit” e që përmbante edhe tone kërcënuese ndaj Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atë deklaratë po e cilëson “terroriste” aktivisti serb, Bogdan Bogdanoviqi.

“Deklarata e Vidovdanit” është një akt terrorist dhe një kërcënim i hapur dhe thirrje për të rrëzuar rendin kushtetues të Kosovës! Menjëherë shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste dhe arrestojini liderët dhe terroristët, pengje të të cilëve janë qytetarët e komunitetit serb.” – u shpreh ai përmes një postimi të bërë në Twitter.

(Kosova Sot Online)