Franca: Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 15:52
Franca: Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se e mirëpret lirimin e tre policëve të Kosovës pas vendimit të gjykatës së Kralevës në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e MPJ-së së Francës, thuhet se Prishtina dhe Beogradi duhet kthyer negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Është esenciale më shumë se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavoline e negociatave të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Francës.

(Kosova Sot Online)