Policia franceze vret shoferin e mitur

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 20:15
Policia franceze vret shoferin e mitur

Në Francë ka nisur një hetim për të shtënat me armë zjarri ndaj një adoleshenti nga efektivët e policisë, incidenti është filmuar edhe në video, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të martën herët në mëngjes në Nanterre, Paris, oficerët e policisë i kërkuan një djali 17-vjeçar të ndalonte për shkeljen e rregullave të trafikut, të paktën sipas autoriteteve.

I riu nuk pranoi dhe u përpoq të largohej. Më pas policët e qëlluan dhe e plagosën rëndë.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë.

(Kosova Sot Online)