Vuçiq: Ditë të vështira po vijnë

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 15:05
Vuçiq: Ditë të vështira po vijnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, ku ka thënë se do të vijnë ditë të vështira, përcjell "Kosova Sot Online".

“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha  mënyrat e mundshme” ka thënë Vuçiq në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Ndryshe, Vuçiq ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij sot në Graçanicë.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende atje t’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)