Aksident i rëndë me katër të lënduar në Ferizaj

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 10:13
Aksident i rëndë  me katër të lënduar në Ferizaj

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, në këtë aksident janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 28.06.2023 – 13:54. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis dy veturave private. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mos mbajtjes së distancës nga njëri prej drejtuesve të veturave të përfshira në aksident. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online )