Eurodeputeti austriak: Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 16:35
Eurodeputeti austriak: Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara

Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka bërë një reagim për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai thotë se këto masa janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tutje, ai ka shkruar se është e pa pranueshme që të heshtet për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin.

“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.

(Kosova Sot Online)