Buxhovi: Nëse ne vazhdojmë të jemi refuzues atëherë ndërkombëtarët do ta lënë që Veriu ta shpall Autonominë

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 22:37
Buxhovi: Nëse ne vazhdojmë të jemi refuzues atëherë ndërkombëtarët do ta lënë që Veriu ta shpall Autonominë

Jusuf Buxhovi, historian, ka thënë se nëse i refuzojmë ndërkombëtarët atëherë Veriu do ta shpallë Autonominë, duke thënë se  asnjë ndërkomëtar nuk do të kundërshtojë atë, përcjell "Kosova Sot Online".

Buxhovi ka deklaruar se nga gjërat që kanë ndodhur shihet se nuk ka pasur koordinim në mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve.

“Nëse ne vazhdojmë të jemi refuzues atëherë ndërkombëtarët do ta lënë që Veriu ta shpall Autonominë dhe të jeni të bindur që asnjë faktor ndërkombëtar nuk do ta kundërshtojë atë.

“Qasja që me krizë zgjidhet krizë ndoshta ka pas një logjikë derisa ka plas lufta në Ukrainë aty ndryshon gjithë koncepti gjeopolitik botëror. Këtë moment një politikë normale do të ndalej nga çfarëdo veprimi i hapjes së krizave që kriza të luftohet me krizë është dashur të koordinohet me aleatë të shikohet se cili është koncepti i tyre”, ka thënë Buxhovi.

(Kosova Sot Online)