Ja cilat janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 07:56
Ja cilat janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 30 qershor 2023:

– Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me Fakulteti Filozofik organizojnë tryezë shkencore me temën “Ngjarjet historike më me ndikim të ndodhura në rajonin e Vushtrrisë dhe Mitrovicës si pararendëse të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912”. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 9:30)

– Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

– Mbahet debati me temën “Kriza në veri të Kosovës – çfarë është më e sigurt, deeskalimi apo përshkallëzimi dhe pse?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

– Lansohet gazeta “Teke”. (Defy Them, te Bregu i Diellit, afër udhëkryqit të Alzorës, ora 19:00)

(Kosova Sot Online )