Policia në aksion, kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 08:46
Policia në aksion, kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi katër kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në objektin e ish-Kominatit Trepça,transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, nuk ka të dyshuar për momentin teksa rasti është duke u hetuar.

“Ish objekti i Kombinatit Trepça, Trepçë 30.06.2023 – 15:00. Njësia e DHTN ka pranuar informatën se në ish e objektin e lartcekur në një dhomë gjenden katër qese të mbështjella me ngjitës. Në atë lokacion policia ka hasur në dy paketime që dyshohet se janë substanca narkotike e llojit marihuanë. Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe pesha e saj është 4436 gramë. Për momentin nuk ka te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online )