Ballkanasit rrezikojnë të futen në luftë për “krenarinë” e tyre shkatërruese ndaj të tjerëve!

Ballkanasit rrezikojnë të futen në luftë për “krenarinë” e tyre shkatërruese ndaj të tjerëve!
Ballkanasit rrezikojnë të futen në luftë për “krenarinë” e tyre shkatërruese ndaj të tjerëve!

Agim Bajrami

  • 01 July 2023 - 07:50

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Serbia hegjemoniste , pretekstin e vet destabilizuese ndaj fqinjëve të vet,e sidomos ndaj Kosovës, e shef, sipas botës sllavo-serbe/ortodokse, në të 'drejtën e tyre hyjnore' të "popullit të zgjedhur serb " të dominimit ndaj popujve tjerë fqinj,e sidomos të pushtimit të territoreve shqiptare ,në rastin tonë, kundër shtetit të Kosovës. Dhe për arritjen e paqes në Ballkanin Perëndimor, Serbia duhet të lirohet nga 'kompleksi fals' i formimit të identitetit të tyre kombëtar , mbi themelet e besimit fetar bizantino- ortodoks rus, me bindjen e tyre të "popullit të zgjedhur hyjnor" mbi të tjerët, e sidomos kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

-Situata e krijuar në veri të Kosovës, mbi bazën e formimit të mendësisë ballkanike konfliktuoze, po përballen me kundërthëniet e tyre, të kërkesave të vendimmarrjes politike ndërkombëtare, për paqe dhe harmoni të ndërsjellët, duke kërkuar nga palët që në vend të retorikeve e praktikave konfliktuoze, ti kthehen bashkëpunimit ,

bisedimeve dhe paqes së përbashkët. Serbia hegjemoniste , pretekstin e vet destabilizuese ndaj fqinjëve të vet,e sidomos ndaj Kosovës, e shef, sipas botës sllavo-serbe/ortodokse, në të 'drejtën e tyre hyjnore' të "popullit të zgjedhur serb " të dominimit ndaj popujve tjerë fqinj,e sidomos të pushtimit të territoreve shqiptare ,në rastin tonë, kundër shtetit të Kosovës. Dhe për arritjen e paqes në Ballkanin Perëndimor, Serbia duhet të lirohet nga 'kompleksi fals' i formimit të identitetit të tyre kombëtar , mbi themelet e besimit fetar bizantino- ortodoks rus, me bindjen e tyre të "popullit të zgjedhur hyjnor" mbi të tjerët, e sidomos kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Edhe lidershipi politik dhe intelektual shqiptar, do të duhej të jetë largpamës, dhe të ketë një vizion të qartë ndaj zhvillimeve globale dhe në përputhje me këto zhvillime, e në pajtim me rrethanat e krijuara ndërkombëtare, ti harmonizojnë politikat drejtuese e koordinues brenda shqiptare dhe me forcat aleate të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku interesat e shtetit dhe interesat e përgjithshme shqiptare, të drejtohen me maturi,urtësi,mençuri e largpamësi drejt ardhmërisë, me përplot sfida, dhe pa siguri për popujt e vegjël e në shtet formim e sipër. Mençuria e secilit politikan,intelektual, qytetar e individ, është të krijoj e siguroj paqen, harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme shoqërore, e jo të mundësoj ,provokoj apo bjer në provokime të kundërshtarit,për konflikte e luftëra të mundshme shkatërruese, nga naivitetit i lidershipit politik shqiptar dhe vetëdijes së ultë dhe mungesë arsimimi të votuesve të tyre. Dhe kur lidershipi politik i Kosovës, dështon të jetë largpamës, i mençur, i veshur me urtësi dhe dije të nevojshme për rrethanat aktuale, dhe i përulur ndaj interesave të përgjithshme, duke kuptuar rolin,fuqinë dhe kapacitetin që ka kombi përgjatë këtyre zhvillimeve, në zhvillime të ngjarjeve ndërkombëtare,e në raport me interesat e fuqive e të partnerëve dhe të aleancës perëndimore, mos harmonizimi i interesave të Kosovës, me interesat e fuqive të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka premisa e shtimit të rrezikut, për humbje si shtet , dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, dhe të shndërrimit të Kosovës, në Palestinë, në raport me Serbinë ,dhe pse ,nga pa dijenia, kryeneçësia, krenaria e tepërt individuale,lakmia për pushtet,e pasuri dhe shfrenime nga lukset e pushtetit, dhe betonimi ne formulimin e një drejtësi abstrakte, e cila në planetin tokë nuk ekziston, madje as në konceptet teorike të doktrinave të teorive të ndryshme ideale për njerëzimin. Madje, drejtësi si definicion i pranuar ndërkombëtarisht, nënkupton,'monopol i fuqisë, në shërbim të klasës sunduese-drejtuese'. Dhe si po kuptohet drejtësia nga lidershipi politik i Kosovës,ti kundërvihet rendit ndërkombëtar, dhe e vetëm të fiton ,sipas 'koncept enverist e stalinist' , e cila doktrinë në praktikë ka dështuar si koncept drejtuese në shoqëri dhe shtete. Dhe në kuptim të demokracisë liberale, diplomacia,përdoret dhe kuptohet, si akt i së mundshme, në kohë e rrethane e pranueshme për shumicën e interesave. Dhe për rrjedhojë,nuk është kuptueshme politikisht ,se cilën doktrinë, lidershipi politik i Kosovës, e ndjek , në raport me interesat e forcave ndërkombëtare në rajon dhe më gjerë, dhe interesat të cilat i përfaqëson.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".