Gazeta zvicerane sjellë rrëfimin ekskluziv të ushtarëve të KFOR-it pas asaj që ndodhi në veri

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 08:34
Gazeta zvicerane sjellë rrëfimin ekskluziv të ushtarëve të KFOR-it pas asaj që ndodhi në veri

Situata e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe ka marrë vëmendjen e gazetës zvicerane “SonttagsBlick”, e cila ka sjellë një rrëfim të ushtarëve zviceranë nga kampi i trupave paqeruajtëse të NATO-s (KFOR) në Prishtinë “Camp Film City”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një ushtar i KFOR-it që ka pritur ekipin e “SonttagsBlick” në aeroportin e Prishtinës ka thënë se mbi 90 paqeruajtës të KFOR-it kanë mbetur të lënduar nga protestat e dhunshme në Zveçan më 29 maj, të cilët, sipas gazetës zvicerane, janë shprehur të mërzitur me politikanët që i kanë ekspozuar ndaj rreziqeve.

“Shumë janë të mërzitur me politikanët, të cilët i fajësojnë për përshkallëzimin. Ata kanë ekspozuar forcat e sigurisë ndaj një rreziku të pashmangshëm”, ka shkruar gazeta e përjavshme, duke iu referuar trazirave të 29 majit në Zveçan – komunë e banuar me serbë etnikë në veri të Kosovës.

Steffi Beeler (38-vjeç), e cila drejton Qendrën Mjekësore në bazën e KFOR-it, ka treguar për “SonttagsBlick” përjetimin e saj kur është dashur të trajtojë paqeruajtësit e lënduar të KFOR-it nga protestat e dhunshme në veri – kryesisht italianë dhe hungarezë – dhe për jetën në një zonë tensioni, shkruan AP.

“Ishte mjaft e rëndë të trajtoheshin kolegët e lënduar. Ishte e tmerrshme. Tash e kemi të krejtësisht të qartë se çfarë do të thotë të jesh në një zonë tensioni”, ka thënë Beeler për gazetën zvicerane.

(Kosova Sot Online )