Veriu i trazuar dhe tensionuar para shkëputjes nga Kosova

Veriu i trazuar dhe tensionuar para shkëputjes nga Kosova
Veriu i trazuar dhe tensionuar para shkëputjes nga Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 03 July 2023 - 07:59

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të politikes gjeostrategjike te SHBA-ve dhe të NATOS është Kosova një pikë e vogël që nuk ka ndonjë peshë në ndikimet gjeostrategjike. Me luftën në Ukrainë, ka marrë Serbia një pozitë shumë më të favorshme, se sa shtetet tjera ne Ballkanin Perëndimor. Në Serbi shihet nga NATO dhe nga SHBA-të rreziku i një fronti të ri të luftës në këtë anë.

-Serbia ka aftësi dhe kapacitete të krijoj konflikte luftarake në Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e veriut. Nëpër këto shtete, kurdoherë, sa ka dëshirë Serbia, hap front. Këtë pozitë e ka kuptuar shteti serb po e përdorë mirë dhe si kërcenim ndaj perëndimit, përkatësisht SHBA-së, dhe UE-së dhe NATO-se. Këtu qëndron edhe fakti pse Serbia po ledhatohet nga UE dhe nga SHBA-të. Edhe si shtet, pavarësisht masave, nuk po akuzohet nga jashtë. Z.Borel ia paraqiti Kosovës tri kushte: 1. Tërheqjen e policisë nga komunat, 2. Largimin e kryetarëve të zgjedhur nga komunat dhe 3. Caktimin e datës së zgjedhjeve në veri. De-fakto është ky ripushtim i katër komunave nga shteti serb. Ky plan u përkrah edhe nga SHBA-të. Pse? Duket se faktori ndërkombëtar do të kënaqi "botën serbe" për të marrë me veti shtetin serb! Sa qëndron kjo? Organizata e Sorrosit e ka paraqitur në vitin 2016 planin e realizuar në Beograd nga kjo organizate për " botën serbe" , duke i futur katër komuna e veriut të Kosovës me "botën serbe". Kjo u përpoq të realizohet me planin Rama-Vuçiq -Thaçi. Këtë e kanë provuar shumë politikanë të vendit dhe të jashtëm. Mirëpo dështojë plani ndarës. Tash u vendosen masat nga qeveria Kurti në katër komunat me qëllim që Prishtina të humbi pushtetin në këto katër komuna të veriut të Kosovës? Kështu edhe do të ndodhi. Shpejtë pritet që KFOR të merr tërë pushtetin atje dhe te mbahen zgjedhjet. Fiton Lista serbe e Aleksandër Vuçiqit. Këtej, organizohet Asociacioni dhe edhe de-jure e humb pushtetin Kosova. Fakt tjetër është edhe ideja qe po qarkullon se ne Serbi është një industri e luftës që ka filluar nën kontrollin e NATO-s të prodhoj armë për Ukrainën. Nëse kjo qëndron, kuptohet se pozita e Serbisë është mjaftë domethënëse. Kjo del edhe nga qëndrimet e UE-se dhe të SHBA-ve. Në fakt, agresioni dhe veprimet kriminale në veri nuk po gjykohen siç duhet nga faktori ndërkombëtar. Nuk ka as masa konkrete ndëshkuese ndaj Beogradit. U shkue nga Bruxeli deri atje, sa që Z. Borel dhe z. Lajqak i quajtën disa arrestime në veri, në "arrestime antiligjore". Faktet flasin, pra, se veriu është në rrezik. Këtej, priten veprime konkrete në drejtim të ndërtimit të "botës serbe".Koha po punon për këtë. Në kontekst të "botes serbe" , më 28 qershor, nuk u shpall autonomia e katër komunave. Pritet shpejt të vij në zbatim plani i Sorosit, i kapur dhe që veriu i Kosovës, pas zgjedhjeve, të shpall autonominë e vetë politiko-organizative dhe shtetërore. Me atë edhe organet e shtetit. Ky sihariq i kriminelit të luftës Vuçiq tashmë dihet. Në këtë rrugë, - thotë krimineli, - "Serbia nuk do të informon askënd për asgjë (...). Serbët do të ndërmarrin çdo gjë në përputhje me Rezolutën 1244 te KS te OKB-se, pa e rrezikuar paqen. Dhe vazhdon: " Populli ynë është nen sulm te ashpër nga vrasësit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjafte mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATOS-s, por kjo është rruga e mbijetesës se popullit tone". Këto thënie tregojnë se shteti serb e njeh faktorin ndërkombëtar dhe duket se ka edhe dritë të gjelbër për të vepruar në organizimin e komunave në veri të Kosovës. Këtu nuk ka rendësi mashtrimi dhe gënjeshtra propagandës nacional imperialiste serbe. Veprohet, tamam si ne Ukrainë nga imperialistet rus. Të vrasin dhe paraqiten viktimë. Mirë është që Kosova të dërgon statusin e bashkësisë së realizuar me marrëveshje në Bruksel. Edhe policinë kërkohet ta nxjerri nga komunat dhe të caktojnë ne zgjedhje. Duhet ruajtur pushteti i Kosovës në veri. Këtu duhet Kosova mos të harron Luginën e Preshevës. Reciprociteti kërkohet të fillon dhe të vihet në lëvizje nga shqiptarët në Luginë. Ata kërkohet të kërkojnë Asociacion. As më pak dhe as më shumë se serbët në veri. Me atë fiton bazë juridike Kosova për të kërkuar reciprocitet në kuadër të raporteve Kosovë-Serbi. Ndoshta, tërheqja e kufijve të ri ne Ballkan, është rruga më e mirë. Përveç Mitrovicës, Trepçës dhe Ujmanit, viset tjera në veri të Kosovës, mundë të ndërrohen (shkëmbehen) pa ndonjë problem me Luginën e Preshevës. Kombit i mbetet bashkimi kombëtar Kosove -Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".