Pejani i kapur në flagrancë me heroinë, arrestohet e dërgohet në mbajtje

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 10:18
Pejani i kapur në flagrancë  me heroinë, arrestohet e dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 0.3 gramë heroinë, transmeton "Kosova Sot Online".

“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Rr. Papa Klimenti, Pejë 02.07.2023-16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, me peshë 0.3 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

(Kosova Sot Online )