Bushati: Clinton nuk ka ardhur si ish-president, ka ardhur si njeri i lobuar

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 23:01
Bushati: Clinton nuk ka ardhur si ish-president, ka ardhur si njeri i lobuar

Analisti, Andi Bushati, tha se vizita e ish- presdentit amerikan, Bill Clinton në Tiranë është ndërmjetësuar nga fondacioni Soros, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Bushatit Clinton nuk ka ardhur si ish-president, por thotë se ka ardhur si njeri i lobuar.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

(Kosova Sot Online)