Përleshen në grup mes veti katër persona në Prizren, e përfshirë edhe një femër, dërgohet në mbajtje

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 09:52
Përleshen në grup mes veti katër persona në Prizren, e përfshirë edhe një femër, dërgohet në mbajtje

Një përleshje në mes të katër personave ka ndodhur dje në Prizren, përcjell "Kosova Sot Online".

E përfshirë  është në këtë përleshje  edhe një femër. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hoxhë Tahsini, Prizren 03.07.2023 – 20:30. Tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore gjatë një përleshje që ka ndodhur ndërmjet tyre pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online )