Kryeministrat Mark dhe Bettel: Serbët duan që të themi se kosovarët janë të këqinj dhe anasjelltas, por s’ka rendësi se kush është fajtori

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 12:47
Kryeministrat Mark dhe Bettel: Serbët duan që të themi se kosovarët janë të këqinj dhe anasjelltas, por s’ka rendësi se kush është fajtori

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka thënë se BE nuk duhet të drejtojë gishtin se a është fajtore Kosova apo Serbia për situatën e krijuar.

“Nuk jam i sigurt nëse duhet të drejtojmë gishtin tek fajtori tek Kosova apo Serbia sepse kjo nuk ndihmon. Në shkurt kemi pasë një marrëveshje nga Franca, Gjermani dhe KE, të gjitha palët duhet të përmbushin zotimet. Sipas Serbisë jo çdo gjë që është zotuar Kosova nuk e ka impementuar dhe sipas Kosovës atë që eshtë zotuar Serbia se do ta implementojë, nuk e impelentuar”, tha ai.

Ai ka kërkuar që të dyja palët të punojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për de-eskalim të situatës.

“Kemi pasur bisedime të gjata në Beograd edhe Prishtinë jemi të gatshëm që të ndihmojmë. Isha shumë i lumtur kur në shkurt arritëm një marrëveshje bazë se si të lëvizim përpara. Që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe tani duhet që të fokusohem në de-eskalim dhe udhërrëfyesin e BE-së. De-eskalimi duhet që të jetë nga të dyja palët. E kam parë në Beograd edhe këtu që të dyja palët dëshiroje de-ekalim, të gjithë duhet ti përmbahemi procesit të udhëhequr nga BE”, tha ai.

Ndërsa kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel ka thënë poashtu se nuk është momenti që të thuhet se kush është fajtori, por rendësi ka e ardhmja.

“Pajtohem plotësisht me Mark, Ju keni dëshirë që ne të themi serbët janë të këqinjtë, ndërsa serbët dëshirojnë të themi se kosovarët janë të këqinj".

(Kosova Sot Online )