Shikoni pamje mahnitëse të rrufesë në qiellin e Prishtinës

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 08:38
Shikoni pamje mahnitëse të rrufesë në qiellin e Prishtinës

Të martën mbrëma, Kosova është përfshirë nga rrebeshe shiu me rrufe dhe bubullimë, transmeton "Kosova Sot Online".

Meteorologu Kosovar Mendim Rugova, ka publikuar disa fotografi mahnitëse të shkrepura gjatë momentit kur qielli u ndrit nga rrufetë e shpeshta.

Të enjten dhe të premten na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

(Kosova Sot Online )