Kurti ju drejtohet mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 10:08
Kurti  ju drejtohet  mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, ndërsa i njoftoi ata për punimet e nisura në rrugën Prishtinë-Podujevë.

“Kjo në të të vërtetë është rruga e mërgatës”, tha Kurti, duke shtuar se kur të kalojnë andej, mërgimtarët do të shohin se “edhe këtu mund të bëhet mirë”,transmeton "Kosova Sot Online". 

“Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore, etj.

(Kosova Sot Online )