Hoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera për të pagjeturit

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 10:20
Hoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera për të pagjeturit

Kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se në bazë të urdhëresës që kanë marrë janë edhe dy lokacione tjera ku dyshohet për të eshtrat e të zhdukurve gjatë luftës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka përmendur një lokacion në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës, ndërsa lokacionin e dytë nuk e zbuloi.

 “Ne në fakt veprojmë në bazë të urdhëresave, jo informacione të lokacioneve. Urdhëresë kemi edhe për dy lokacione të tjera, njëra është Bishtazhini dhe tjetra nuk po e përmendi emrin. Ndërkaq, nuk kemi lokacione të tjera të Kosovës”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online )