Ministrat nisin t’i nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë, a do të ketë takim Kurti-Rama?

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 17:01
Ministrat nisin t’i nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë, a do të ketë takim Kurti-Rama?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur për në Kosovë 13 marrëveshje të nënshkruara nga vetë ai, përcjell "Kosova Sot Online"

Ndërkohë ministrat e Qeverisë Kurti kanë filluar që t’i nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë e që ndërlidhet me ministrinë e Drejtësisë.

Pritet të shihet nëse ky do të jetë një sinjal që mbase Kurti do të pranojë të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili pas Maqedonisë së Veriut sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

(Kosova Sot Online)