Gjendet gjakovari i zhdukur tre muaj më parë

  • S.A /
  • 08 July 2023 - 07:54
Gjendet gjakovari i zhdukur tre muaj më parë

Tre muaj më parë, në polici u raportua për zhdukjen e një personi. Malë Boneshta u raportua si i zhdukur nga vëllau i tij, pasi kishte qenë për vizitë dhe nga ajo kohë nuk dinte më për vendndodhjen e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Reth orës 02:20, të datës 07-07-2023, Boneshta është hasur në Pikën Kufitare Merdare.

Ai u has në Merdare gjatë regjistrimit në sistem, dhe i njëjti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Boneshta u shoqërua në Stacionin Policor në Gjakovë, ku u intervistua dhe deklaroi se kishte dalur për shëtitje në Mal të Zi e më pas shkoi ne Sarajevë. Në Sarajevë, Boneshta qëndroi deri dje.

I njëjti ka pohuar në polici se nuk ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka njoftuar mbi vendndodhjen e tij.

Pas përfundimit të procedurave, Boneshta është marrë në shtëpi nga vëllau i tij.

Rasti ndërkohë është akoma duke u hetuar.

(Kosova Sot Online )