Përgadituni për javën e ardhshme, valë e nxehtësisë do të përfshijë Kosovën me temperatura deri në 37 gradë

  • S.A /
  • 08 July 2023 - 08:09
Përgadituni për javën e ardhshme,  valë e nxehtësisë do të përfshijë Kosovën me  temperatura deri në 37 gradë

“Mendimi për motin” ka paralajmëruar se një valë e nxehtësisë nga Afrika veriore do të përfshijë vendin përgjatë javës së ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online".

 Temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë. Ky mot pritet të vazhdojë edhe javën e tretë të korrikut, pas datës 17.

“Një valë e nxehtësisë nga Afrika veriore do të përfshijë vendin përgjatë javës së ardhshme. Qielli parashihet të dominohet më shumë nga kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat kapin vlera edhe deri në 33C e 35C, që janë për 6C e 8C mbi vlerat mesatare, derisa lokalisht mund të arrijnë vlera edhe prej 37C.  Sipas trendeve të fundit, ky mot i nxehtë mund të zgjatet edhe përgjatë javës së tretë të korrikut pas datës 17”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )