Moti këtë javë me temperatura përvëluese

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 09:02
Moti këtë javë me temperatura përvëluese

Valë e nxehtësisë do ta përfshijë vendin gjatë kësaj jave, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, transmeton "Kosova Sot Online".

Do të mbretërojnë kushte të motit kryesisht me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.  Herë pas here mund të ketë edhe vransira të pakta kalimtare.

Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe netë tropike, kur temperatura minimale nuk zbret nën 20C.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e hëne) do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Lexo po ashtuMuaji i kaluar ishte "qershori më i nxehtë i planetit" - me një diferencë të madhe

Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.

Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë, IHMK ka rekomanduar që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10 deri në orën 17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etje.

Gjithashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara.

(Kosova Sot Online )