Kryeministri anarkist e me tendenca tradhtari

Kryeministri anarkist e me tendenca tradhtari
Kryeministri anarkist e me tendenca tradhtari

Shefik Shkodra

  • 11 July 2023 - 07:34

 

Shkruan: ANALISTI-Shefik Shkodra

Çka e mori këtë rrugë në këtë kohë ky kryeministri i Shqipërisë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor? Kush e autorizoi? Ndoshta për t'u treguar se, mori fund "Ballkani i Hapur", apo për të treguar se Vuçiqi i Serbisë po kërcënohet me luftë sërish në Kosovë, apo se sanksionet evropiane po e kërcënojnë Kosovën dhe qytetarët e saj. E Edit sikur i vjen keq për të gjitha!

-I gjithëdijshëm po, demek. I pa epshëm e i pakapërcyeshëm, jo prej askujt. Mendja e tij. Pra dhe mendjemadh. Dhe, njëfarë sjellje e një personi vagabond e arrogant. E kam shikuar, kur i afrohet dhe përcjell personi mikpritës, ky e shtyn pas shpine te hyrja, sikur do t'i thotë, ecë e çelma derën, si diçka jo i barabartë me të. Si një servil e jo më një njeri që është me gradë shteti si ai e ndoshta edhe më i denjë se ai. Ky njeri sikur nuk punon me protokoll fare. Çka e mori këtë rrugë në këtë kohë ky kryeministri i Shqipërisë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor? Kush e autorizoi? Ndoshta për t'u treguar se, mori fund "Ballkani i Hapur", apo për të treguar se Vuçiqi i Serbisë po kërcënohet me luftë sërish në Kosovë, apo se sanksionet evropiane po e kërcënojnë Kosovën dhe qytetarët e saj.

E Edit sikur i vjen keq për të gjitha. Ti kryeministër, shumë je munduar për ndarjen e Kosovës, po më dhimbesh formalisht, askush nuk e dëshiron luftën. Po ku shkojmë na prej këtij vendi?! Ndoshta ti këtë e menduar?! E ti ku ke arritur te shqiptarët je munduar t'ua kripësh trutë krejt me një farë oratorie të thatë e njëmend, të lodhtë, tejet pa vlerë. Asgjë konkrete për shqiptarët. Konkrete po, po mbrapshtë e shumë injoruese ndaj shqiptarëve, në favor të Serbisë. Po me çfarë mllefi derdh helm te Mali i Zi, kësaj here për një kryetar në Veri të Kosovës, i zgjedhur legalisht, duke bërë krahasime me Oso Kuken? Edhe i pyet gazetarët dhe të tjerët, "a e dini ju kush ka qenë Oso Kuka? I mbyllur në Kullë të barotit." Për mua kjo është një çmenduri! Meqë Albin Kurti nuk të ka pranuar në takim, ti shprazësh tmerrshëm: "Albin Kurti po bën vetëvrasje. Është mbyllur...,etj. Jooo, ti nuk u ndihmon shqiptarëve të Shqipërisë, të Kosovës e të Luginës së Preshevës e as gjetiu. Si mundet njeriu të dialogojë me ty, kur ti para pak ditësh, pas përgatitjeve për takim të dy qeverive e ndërpret këtë proces. Kush, Edi Rama, kryeministër. - Çka them unë bëhet! Kështu e mendon ti. Sepse, sipas teje, i pari duhet të sanksionosh Kosovën. Hëh! Çfarë burri! I rri në besë vëllait. E ai do të thoshte dhe bandat e tij, se jo krejt qytetarët e Serbisë: "Vidite, moj shiptar! Stvarno drži besu za mene!" (Shihni, shqiptari im, vërtet e mban besën për mua!") Dhe ashtu është. Dhe çfarë do tash në Prishtinë? Që të tallesh me shqiptarët e Kosovës. Që të ndezësh zjarr në mes pozitës e opozitës dhe të tjerëve. Që t'i kërcënosh në emër të evropianëve. Ky është paternalizmi yt real për miqtë e tu kosovarë në ditët e vështira. Është e çuditshme se si për Vuçiqin u thotë zyrtarëve evropianë: "lëne ju Vuçiqin...!" Sikur ai është mirë, e mos e merrni nëpër këmbë. Po pse nuk the asnjëherë: "lëne Kurtin, mos e ngucni...! Kur është njeri i pështjellavtë dhe jo i sinqertë e humb pusullën edhe në kalesën para sysh. Me të thënë që s'ke, ti ke një farë edukate, por veç për vete, jo edhe për të tjerët. E bën draftin për Asociacionin e serbëve në Kosovë dhe ua dërgon evropianëve pa e njoftuar fare qeverinë dhe ndonjë institucion tjetër në Kosovë. Po ky për lajmëtar i mirë është, por jo edhe për të rregulluar punë të mbarë. Fjalët i ka të rënda. Është i mësuar veç grindje të shkaktojë. Është një tip egoisti i pa shoq. E pyesin gazetarët, pse e kritikon sa herë Albin Kurtin? Jo thotë. Bëhet si maca që s'bjen asnjëherë në shpinë. Me dhunë ngul këmbë në atë të veten, dhe kur nuk ia pranon tjetri, nevrikoset dhe i ofendon të tjerët. Presidentja e Kosovës ka treguar disa herë më të madhe pjekuri dhe zemërgjerësi se ai. U kujtohet njerëzve se si ka pritur Edi Rama atë në Tiranë? Nejse. Përkundrazi, kjo e priti dhe pa fjalë. Taman sipas kanunit, si e përmend kryeministri i Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".