Themelohet Grupi Koordinues Ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 11:54
Themelohet Grupi Koordinues Ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri,  Kreshnik Ahmeti ka njoftuar se sot me vendim të Qeverisë u themelua Grupi Koordinues Ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton "Kosova Sot Online". 

Sipas tij, ky grup do të angazhohet ekskluzivisht për adresimin e çështjeve të cilat do të ngriten nga raportuesit e Këshillit të Evropës, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, është shprehur se grupi Koordinues do ta mbajë takimin e parë javën e ardhshme dhe në ndërkohë e në varësi të çështjeve që do të ngriten nga raportuesit, atij do t’i shtohen anëtarë të tjerë nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile.

Sot, me vendim të Qeverisë u themelua Grupi Koordinues Ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Ky Grup do të angazhohet ekskluzivisht për adresimin e çështjeve të cilat do të ngriten nga raportuesit e Këshillit të Evropës, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

Si rezultat i progreseve të dukshme në të tri shtyllat mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës, të identifikuara dhe vlerësuara edhe nga organizata ndërkombëtare të pavarura, dhe si rezultat i një fushatë intensive të lobimit nga institucionet e Republikës së Kosovës, të udhëhequra e koordinuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më 24 prill, anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë kaloi një fazë shumë të rëndësishme, kur u votua nga më shumë se 2/3 e nevojshme të vendeve anëtare. 

Tash, procesi i aplikimit gjendet tek Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e cila do të jap opinionin e saj nëpërmjet përpilimit të një numri të raporteve për gjendjen e demokracisë, të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. 

Grupi Koordinues do ta mbajë takimin e parë javën e ardhshme dhe në ndërkohë e në varësi të çështjeve që do të ngriten nga raportuesit, atij do t’i shtohen anëtarë të tjerë nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile.

(Kosova Sot Online )