Emri i Enver Sekiraqës përmendet në Speciale, thuhet se ishte ndaluar nga UÇK-ja në Majac

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 13:08
Emri i Enver Sekiraqës përmendet në Speciale, thuhet se ishte ndaluar nga UÇK-ja në Majac

Emri i Enver Sekiraqës është përmendur sot në seancën gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në Speciale. Emri i “ish gansterit” më të njohur të Prishtinës është lakuar kur prokurorët e kanë pyetur ish-komandantin e Llapit, Rrustem Mustafa, për të ashtuquajturën qendër ndalimi në Majac, transmeton "Kosova Sot Online"

“Remi” ka treguar se në atë qendër kishte marrë vesh se ishte ndaluar Sekiraqa.

Më pas, ai e kishte vizituar atë vend, i shoqëruar nga ushtarë të UÇK-së, për të cilët tha se nuk i mban mend kush janë.

Prokurorja: Në cilin vend në Majac ndodhej qendra  e ndalimit?

Mustafa: E kam vizitu atë vend por tani nuk di si ta shpjegoj

Prokurorja: Kush përgjigjej për atë qendër?

Mustafa: E di që kanë qenë koha kur veç është marrë vendim për lirim të gjithë të mbajturve.

Prokurorja: Çfarë lloj vendimi?

Mustafa: Ka pasur vendim se nuk kemi  pasur kushte për mbajtjen e tyre më tutje. Ka qenë luftë gjithëpërfshirësve dhe i kemi liruar të gjithë me shku ku kanë qenë popullata. Ka pasur nga ata që i janë bashkuar UÇK-së, në përjashtim të një të burgosuri që ka qenë në përkujdesje deri në përfundim të luftës.

Prokurorja: Kjo është arsyeja pse shkuat në qendrën e ndalimit në atë rast? Keni shkuar më shumë herë?

Mustafa: Kam, qenë njëherë mu kujtua.

Prokurorja: A ju kujtohet ndonjë prej të ndaluarve që ishin aty në atë kohë.

Mustafa: Po i quajturi Enver Sekiraqa. Kjo më kujtohet sepse është përfolur shumë më vonë.

(Kosova sot Online )