Një grua shtatzënë donte të lindte fëmijën e ta braktiste më pas në spital në Durrës

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 16:00
Një grua shtatzënë donte të lindte fëmijën e ta braktiste më pas në spital në Durrës

Një 23-vjeçare është sot pranë maternitetit të Durrësit, ku kishte planifikuar të lindte foshnjën e saj dhe më pas ta braktiste atë në këtë institucion, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga informacionet paraprake, gruaja e re ka pretenduar se partneri i saj ishte larguar drejt Italisë dhe në kushtet ku ishte e vetme dhe në pamundësi ekonomike, e kishte të pamundur ta rriste e vetme fëmijën e saj.

Stafi i maternitetit ka njoftuar policinë e Durrësit dhe një grup i gatshëm ka shoqëruar gruan e re në komisariat për të marrë dëshminë e saj.

(Kosova Sot Online)