Komandanti i forcave boshnjake – Dodikut: Derisa ti kontrabandoje cigare, ushtarët serbë vriteshin në fushëbetejë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 08:04
Komandanti i forcave boshnjake – Dodikut: Derisa ti kontrabandoje cigare, ushtarët serbë vriteshin në fushëbetejë

Komandanti i forcave boshnjake në Srebrenicë gjatë kohës së luftës, Naser Oriq, tha sot se është liruar nga të gjitha gjyqet në të cilat është akuzuar për krime kundër serbëve dhe se ka dëshmuar pafajësinë e tij.

Duke komentuar deklaratën e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik se Oriq nuk ishte “përgjigjur kurrë për krimet kundër serbëve” në rrethinën e Srebrenicës, Oriq tha se Dodik “duhet t’u tregojë nënave serbe të vërtetën dhe të mos i gënjejë me këmbëngulje për 28 vjet për shkak të politikës së tij”.

“Le t’u thotë se derisa ai (Dodik) kontrabandonte cigare, ushtarët serbë në Podrinje ishin kalorës që vdiqën në fushën e betejës dhe jo siç i përfaqëson ai si frikacakë dhe njerëz që iu dorëzuan dikujt”, tha Naser Oriq për Avazin e Sarajevës.

Ai shtoi se është vërtetuar në Hagë se Kravice, një fshat afër Srebrenicës, ishte një objektiv i ligjshëm ushtarak, duke deklaruar se ai, siç tha, ishte i themeluar ligjërisht, as nuk vrau as qëlloi askënd.

“E di që Dodiku do të donte të më dënonin, por nuk do të mundet. Kam mbrojtur popullin tim dhe vendin tim me nder”, tha Oriq.

Në nëntor 2018, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës liroi Oriqin, i cili u akuzua për vrasjen e tre të burgosurve me kombësi serbe në vitin 1992 në qytetet Zalazje, Loliqi dhe Kunjerac.

Më herët, në korrik 2008, Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës e liroi Oriqin nga fajësia për krime kundër serbëve në afërsi të Srebrenicës gjatë viteve 1992-1993.

Kolegji në këtë mënyrë e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur në verën e vitit 2006, me të cilin Oriq u shpall fajtor për mosparandalimin e krimeve kundër serbëve, në bazë të të cilit ai u dënua me dy vjet burg.

(Kosova Sot Online)