Nuk i pëlqeu suksesi i djalit, një person kanos stafin e shkollës në Istog

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 10:02
Nuk i pëlqeu suksesi i djalit, një person kanos stafin e shkollës në Istog

Një person është arrestuar dje në Istog, pasi dyshohet se e ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri” në Istog, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë deri tek kanosja ka ardhur pasi i dyshuari nuk ishte i kënaqur me suksesin e djalit të tij me mësime.

Ai më pas është liruar, ku rasti vazhdon të procedurë të rregullt.

“Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)