Tahiri: Prokuroria urgjentisht të nis hetimet, Besnik Bislimi është huligan

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 15:47
Tahiri: Prokuroria urgjentisht të nis hetimet, Besnik Bislimi është huligan

Besnik Bislimi është huligan i pacipë, që e shfaqi huliganizmin e tij edhe në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta, ka deklaruar shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar.

Postimi i tij i plotë:

Besnik Bislimi është një huligan i pacipë, i cili, huliganizmin e tij e shfaqi edhe sot në Kuvend, duke provokuar e sulmuar deputetët e opozitës me mjete të forta. Ftoj policinë dhe prokurorinë që urgjentisht të iniciojnë hetime për sulm fizik nga ky huligan deficitar, i cili përmbushjen me pushtet e gjen duke ushtruar dhunë fizike, e duke rrezikuar jetën e deputetëve brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)