Kurti: Nuk frikësohem nga këto sulme si sot në Kuvendin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 16:44
Kurti: Nuk frikësohem nga këto sulme si sot në Kuvendin e Kosovës

Përleshjen e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e ka komentuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk frikësohem nga këto sulme” u tha ai shkurt gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.

Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu dhe se vetëm 25 për qind e policëve do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.

Derisa ka qenë duke folur për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri para deputetëve të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Policia e Kosovës s’ka qenë kurrë më e pranishme sesa tash në veri.

Këto komente Kurti i ka bërë në seancën e Kuvendit që është mbajtur të enjten, para se ministrat e deputetët e pushtetit të përlesheshin fizikisht me deputetët e PDK-së.

(Kosova Sot Online)