Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë Kosovës

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 08:12
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë Kosovës

Sot në orën 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

(Kosova Sot Online)